Rreth nesh
Lin Luli Restaurant







Lin Luli Restaurant është një prej restauranteve më të vjetër e më të njohur në zonën e Tales. Prej më shumë se 20 vitesh u shërbejmë vizitorëve nga qytete të ndryshme te Shqipërisë, por edhe shumë turistëve të huaj. Qetësia dhe pastërtia e karakterizojnë ambjentin përrreth duke qenë i vecuar nga pjesa tjetër e ndërtesave dhe lokaleve.
Për ne nuk është thjesht një punë si gjithë të tjerat, por është shtëpia jonë. Pikërisht për këtë arsye mundohemi cdo ditë tu ofrojmë miqve tanë mikpritje, ambjent familjar dhe sigurisht ushqim te shijshëm e mbi të gjitha të freskët. Duke qenë se ndodhemi buzë detit kemi vendosur të shërbejmë vetëm ushqime deti, të cilat peshkatarët na i sjellin cdo ditë. Në shumicën e rasteve miqtë tanë kanë mundësine që të zgjedhin menunë të gjallë direkt nga dora e pashkatarëve sapo dalin ne breg.
Shumllojshmëria e peshqve, kallamar, oktapod, midhje e shumë e shumë gjallesave të tjera të detit na jepin mundësinë të kemi një menu të larmishme tradicjonale por njëkohësisht duke respektuar edhe preferencat e secilit prej miqve tanë. Cdo fjalë e mirë apo kompliment për gatimet dhe shërbimin tonë na jep më shumë motivim për të vazhduar punën e përditshme. Duke qenë se gjithmonë ka vend për përmirësim , mirëpresim edhe kritika apo këshilla miqësore.
Sigurisht që për cdo biznes të tillë ardhja e sa më shumë klientëve dhe mbushja e tavolinave është synimi kryesor i punës, por nuk eshte ajo lumturia jonë më e madhe. Nuk ka arritje dhe gëzim më të madh për ne, sesa të shohim cdo mik te na rikthehet sërish.